Lajme

Këshilltari i Kurtit ‘gjen fajtorin’: Pasi Biden injoroi Kurtin ia lë fajin Hotit

Tanimë është bërë e zakonshme që Qeveria Kurti të fajësoj qeveritë e kaluara në rast të dështimeve apo pengesave që hasin. Njëjtë u veprua edhe sot kur Kosova u la jashtë liste nga SHBA’të për ‘Samitin e Demokracisë’, shkruan Gazeta Metro.

Ishte këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, i cili supozoi se fajin që nuk ishte ftuar Kosova e kishte ish kryeministri Avdullah Hoti.

Ai tha se ‘injorimi’ i Kosovës në këtë rast ishte si pasojë ‘’ e rezultatit të dobët të demokracisë së Kosovës në “Freedom House”
“Freedom House vlerëson se këtë vit rezultati i demokracisë shënoi rënie për Kosovën për shkak të instalimit jokushtetues të qeverisë Hoti në Qershorin e vitit 2020. Pra, ashtu sikurse Raporti i Progresit edhe ky i Freedom House e të tjerë që u publikuan janë të bazuar kryesisht në vitin e kaluar”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai shtoi se qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë të hidhërohen e as të dëshpërohen, pasi rezultatet e ndryshimeve demokratike gjatë qeverisjes Kurti do të shohim ‘’ të reflektuara në raportet ndërkombëtare në vitin që vjen, ashtu siç do të shohim progres të gjithmbarshëm.

Postimi i plotë:

Mbase edhe ndonjë muaj do të shihemi me raportet ndërkombëtare të 2020.
Nuk është aspak befasi përse Kosova nuk u ftua në Samitin për Demokraci të thirrur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që radhitet më së ulëti në “Nations in Transit” nga Freedom House me 3.14 nga 7 pikë ose 36% nga 100%.

Freedom House vlerëson se këtë vit rezultati i demokracisë shënoi rënie për Kosovën për shkak të instalimit jokushtetues të qeverisë Hoti në Qershorin e vitit 2020.
Pra, ashtu sikurse Raporti i Progresit edhe ky i Freedom House e të tjerë që u publikuan janë të bazuar kryesisht në vitin e kaluar.
Kosova dhe qytetarët e saj s’kanë asnjë arsye për t’u hidhëruar por as për t’u dëshpëruar pasi rezultatet e ndryshimeve të mëdha demokratike që ata sollën këtë vit do t’i shohim të reflektuara në raportet ndërkombëtare në vitin që vjen, ashtu siç do të shohim progres të gjithmbarshëm.

Related posts
Lajme

Ky është parashikimi i motit për nesër

Lajme

Çfarë moti do të mbajë nesër në Kosovë?

Lajme

Koci tregon përse kërkoi shtetrrethim për Rrafshin e Dukagjinit pas ngjarjes tragjike në Gllogjan

Lajme

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto komuna

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *