Sport

Këshilla e Ozil për të rinjët e Arsenalit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ylli i Arsenalit Mesut Ozil u ka thënë lojtarëve të rinj të klubit se gjëja më e rëndësishme në ndeshje është të besoni në veten tuaj dhe të argëtoheni.

30-vjeçari ka qenë pjesë e futbollit profesionist që nga debutimi për Schalke në vitin 2006 dhe që atëherë ka luajtur për Werder Bremen dhe Real Madrid, si dhe Topçinjtë. Gjatë karrierës së tij, ai ka fituar La Ligën, Copa del Rey dhe Kupën e Botës 2014.

Si i tillë, ai është i aftë t’i udhëzojë të rinjtë se si të arrijnë majat e futbollit, përcjell lajmi.net.

“Unë thjesht dua të them se gjëja më e rëndësishme është të besosh në veten tënde”, i tha Ozil Arsenal Player.

“Sigurisht që ke disa ditë kur nuk shkon aq mirë, por duhet të besosh në veten tënde, të vazhdosh punën dhe gjëja më e rëndësishme është të argëtoheni”.

“Nëse nuk argëtoheni, nëse humbni dhe bëni gabime do të zhgënjeheni. Por mos dëgjoni askënd, ju e dini se sa mirë jeni, besoni në veten tuaj dhe argëtohuni”, potencoi turko-gjermani.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv