Sport

Kërkohet shtyerja e ndeshjes, futbollisti i Dukagjinit humbet në një qendër tregtare

Bashkimi i Koretinit dhe Dukagjini i Gjakovës është njëri nga duelet e xhiros së 24-të në Ligën e Dytë të futbollit kosovar, shkruan Gazetasheshi.com.

Kjo përballje do të zhvillohet në Koretin, ndërkohë që është kërkuar shtyerja e kësaj ndeshje për 30 minuta për një arsye shumë interesante.

Kështu ka bërë të ditur futbollisti i skuadrës gjakovare, Gabriel Pjetraj, i cili ka shkruar se një futbollist i tyre ka humbur në një qendër tregtare.

Komenti i Pjetraj është pranuar me shumë sportivitet edhe nga skuadra vendase, pasi që vërehet qartë se është koment shakaje.

Ndiqeni edhe komentin epik të Pjetrajt:

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ndryshe dueli ndërmjet Bashkimit dhe Dukagjinit do të zhvillohet nga ora 15:00.

Skuadra nga Koretini po lufton për t’u inkuadruar në Ligën e Parë, ndërkohë Dukagjini kërkon të qëndrojë në Ligën e Dytë.

Postime të ngjajshme
Sport

Prishtina dhe Llapi kanë siguruar tashmë daljen në Evropë, ja sa para do t’i fitojnë

Sport

Skuadra e madhe gjermane kërkon Granit Xhakën

Sport

Liverpool kërkon yllin e Real Madridit, ky është çmimi i vendosur për të

Sport

Joshua – Fury, konfirmohet data e duelit të shumë pritur