Lajme

Kërkohet paraburgim ndaj personit i cili sulmoi fizikisht gazetarin Valon Syla

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar paraburgim ndaj Bashkim Jupës, i cili sulmoi dy ditë më parë gazetarin Valon Syla.

Komunikata e plotë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, më 22 dhjetor 2020, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet B.J

Më 23.12.2020, Prokurori i Shtetit ka filluar hetimet dhe në të njëjtën kohë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.J., në drejtim të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”, nga neni 185 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, me dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht të dëmtuarin, gazetarin me inicialet V.S.

Postime të ngjajshme
Lajme

Nga këto komuna janë rastet e reja me koronavirus

Lajme

Këto janë rastet e reja me Covid-19

Lajme

Të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë Hoti

Lajme

Infektologu kosovar thotë se edhe në Kosovë mund të jetë i pranishëm varianti i ri i Covid 19