Sport

Kërkohet nga Olimpiacosi, zbulohet shifra që kërkon Ferencvaros për Uzunin

Myrto Uzuni po kalon një super sezon me Ferencvarosin në Hungari duke realizuar gola vendimtarë ku së fundmi ka shënuar edhe një dopietë në kampionat.

Për sulmuesin e Kombëtares shqiptare më parë u përfol nga media greke “Sport Time” se kërkohej me ngulm nga gjigantët e Olimpiakos.

Kësaj rradhe janë hungarezët që shkruajnë për sulmuesin beratas, ku sipas raportimeve të “Csakfoci.hu”, thuhet se Ferencvarosh kërkon 4 milionë euro për Uzunin, por kjo ofertë është konsideruar e lartë për skuadrën helene.

 

Në median e njohur thuhet se klubi i Ferencvarosh ende nuk ka marrë një ofertë zyrtare.

Myrto Uzuni deri më tani është aktivizuar në total me fanellën e klubit të madh hungarez në 36 sfida ku ka mundur të realizojë 15 gola.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita do të mbetet pa një investitor të fuqishëm, Valon Murseli do të largohet në fund të këtij edicioni

Sport

Luftë e madhe në Ligën e Dytë, kështu duket tabela kur kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro deri në fund

Sport

Tre talentë shqiptarë në listën e Zvicrës U21

Sport

Njëri nga futbollistët kryesor të Real Madridit pozitiv me Covid-19, mungon në ndeshjen e fundit të La Liga-s