Lajme

Kërkohet ndihmë për gjetjen e 79-vjeçarit nga Vushtrria

I moshuari Ujkan Beqiri nga fshati Oshlan i Vushtrrisë me vendbanim në dalje të qytetit të Vushtrrisë është zhdukur nga dita e djeshme.

Që nga dje familja nuk ka informacione për vendodhjen e tij, teksa kanë kërkuar që në rast se e sheh dikush ta lajmërojë në polici apo në këtë numër: +38349715702.

Rastin e kanë raportuar edhe në polici, ndërsa kanë thënë se i moshuari është 1.78 i gjatë dhe ka të veshura komplete ngjyrë kaltër , një xhaketë ngjyrë të zezë, këpuca e kapuq të zi.

Familjari i të moshuarit tha se ai është mirë me shëndet por kohëve të fundit i moshuari harron.

“Me vete ka pas pare ka pas dhe cigare”, përfundoi ai.

Ndërkohë policia po e heton rastin.

Postime të ngjajshme
Lajme

Këto janë dy shtetet e vetme ku ka më shumë gra se burra në parlament

Lajme

Vdes punëtori i Postës nga COVID-19

Lajme

Vaksinat anti-Covid shiten në tregun e zi, sa kushton një dozë

Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare: Koronavirusi u merr jetën dy prindërve dhe djalit të tyre të vetëm