Sport

Kërçeli: Futbollistët e Prishtinës nuk do të vaksinohen me vaksinën anti-covid

Klubi Futbollistik “Prishtina” ka fituar titullin kampion në Superligën e Kosovës në futboll për edicionin 2020/2021.

Skuadra kryeqytetase ka siguruar garat evropiane ku në fillim do luaj në raundin preliminar të Ligës së Kampionëve.

Ekipi i drejtuar nga Zekirija Ramadani pas disa ditëve do të udhëtojë drejt Ohrit për ta kryer fazën përgatitore dhe ku “bardhekaltërit” priten t’i zhvillojnë dy ndeshje kontrolluese.

Drejtori Sportiv i Prishtinës, Fisnik Kërçeli në një prononcim për GazetaBlic Sport tha se kanë aplikuar dje për vizat dhe gjithçka ka shkuar në rregull me dokumentacionin.

“Kemi aplikuar dje për vizat tek Ambasda dhe besoj që jemi gjithçka në rregull me dokumenta. Tash po presim përgjigje nga ana e tyre“, tha fillimisht Kërçeli.

Më pas ai tha se futbollistët e Prishtinës nuk do të vaksinohen me vaksinën anti-covid para ndeshjeve evropiane.

“Kemi marrë informacione të detajizuara dhe asnjë ekip në botë nuk na ka dalur që është vaksinaur. Më pas informacionet nga mjekësia na kanë thënë që kur një futbollist vaksinohet për rreth dy javë nuk guxon të ngarkohet me aktivitete. Vaksina nuk do të marrin futbollistët e Prishtinës. Ne kemi filluar me teste, dje i kemi bërë dhe kemi dalur të gjithë negativ. Do të jemi sy hapur dhe nuk do t’i bëjmë gabimet që kemi bërë vitin e kaluar“, përfundoi Kërçeli për GazetaBlic Sport.

Postime të ngjajshme
Sport

Ish-mjeku i Eriksen, jep detajet tmerruese lidhur me futbollistin dhe tregon çfarë mund t’i ketë ndodhur

Sport

ZYRTARE: A&N përforcohet me ish-futbollistin e Lirisë

Sport

Mourinho i çmend tifozët e Romës, po e transferon yllin nga Real Madridi!

Sport

Ky lojtar largohet nga Trepça ’89