
Klubi futbollistik Vushtrria e mbylli pjesën vjeshtore në pozitën e parafundit në Superligën e Kosovës me 15 pikë nga 17 ndeshje.
Përveq kësaj, gjatë janarit iu larguan disa lojtarë të ekipit të parë duke e dobësuar edhe më shumë klubin.
Por më e keqja mund të vij javën e ardhshme.
I pyetur nga Indeksonline, presidenti i klubit vushtrrias, Bajrush Kajtazi as nuk e pohoi as nuk e mohoi mundësinë e largimit nga posti i presidentit të klubit.
“Deri javën e ardhshme do të mirret vendimi. Do të dalim me një komunikatë” – u përgjigj shkurt Kajtazi, duke lënë kogja dyshime.
Java tjetër do të jetë e rëndësishme për klubin, i cili në stinorin pranveror do të tentojë t’i shpëtoj rënies nga Superliga.