Show Bizz

Këngëtarja shqiptare reagon ashpër për Goran Bregoviqin

Reagimi i artistëve shqiptarë ndaj ftesës së artistit serb Goran Bregovic në Festën e Birrës në Korçë, po bëhet çdo ditë edhe më i madh.

Këtë herë Eni Koçi ka reaguar përmes disa postimeve në InstaStory.

“Sa turp që shqyrtohet nga autoritetet përkatëse në Korçë, ardhja e Goran Bregovicit. Një artist aleat i pushtetit serb dhe mbështetës i shtypjes brutale ndaj shqiptarëve. Shqipëria do ecë përpara vetëm kur të gjithë shqiptarët ta duan me shpirt vendin e tyre. Që një vend të zhvillohet duhet që populli ta dojë vendin, ta mbrojë identitetin dhe gjakun e vet edhe përtej kufijve,” shkroi ajo duke vazhduar më pas dhe me shkrime tjera.

“Nëse nuk dëshironi të hulumtoni faktet historike dhe urrejtjes së serbëve ndaj shqiptarëve, merrni rastin kur gjatë ndeshjes së Kombëtares tonë në Serbi, djemtë mezi kanë dalë që aty pasi i gjithë stadiumi po i qëllonte me sende të forta. Mos të flasim për masakrat dhe krimet ndaj shqiptarëve të Kosovës, plagë ende të hapura që përcjellin dhimbje të madhe tek secili prej nesh”.

“Nuk ka dallim mes Shqipërisë dhe Kosovës, ne jemi një. Nuk ka dallim as në sytë e popujve të tjerë si serbët, edhe për ta jemi një. Bashkia e Korçës me “Birra Korçën” e cila më duket është një ndër sponzorët kryesorë, duhet ta anulojnë këtë koncert,” kështu përfundoi Eni Koçi.

Postime të ngjajshme
Show Bizz

Konkurrenti i “Për’puthen” rrëfen si e humbi këmbën në aksident por nuk u dorëzua kurrë

LajmeShow Bizz

Sa kushton një bukë në Kosovë? Çudit Miss Tuti me përgjigjen

Show Bizz

Ky është personi që tentoi ta sulmonte Noizyn në sheshin Skënderbej

Show Bizz

Dardi i “It’s my love” po bëhet babë, zbulon gjininë e foshnjës