Show Bizz

Këngëtari serb në festivalin e Korçës, Vesa Luma dhe Genc Prelvukaj reagojnë ashpër

Ditë më parë u raportua se artisti serb, Goran Bregovic është i ftuar në festivalin e Korçës.

Ky lajm bëri bujë derisa shkaktoi edhe reagime nga këngëtarët e estradës, shkruan lajmi.net.

Prej atyre që kanë reaguar janë, Vesa Luma dhe Genc Prelvukaj të cilët shprehen pakënaqësinë e tyre përmes rrjeteve sociale.

“Jam e bindur që është një dezinformatë”, ka shkruar këngëtarja në postimin e saj derisa publikoi lajmin se Bregovic do jetë i pranishëm.

Ndërkohë edhe Genc Prelvukaj e ka quajtur të gabuar pjesëmarrjen e tij dhe të pa arsyeshme.

“Duhet ta kuptojmë që nuk arsyetohet një gabim përmes gabimit tjetër të gjitha këto veprime janë të gabuara pa përjashtim, duke filluar nga favorizimi i produkteve serbe ne Kosovë, ftesa e Goran Bregovicit ne Korçë, flamujt serbë në lokale ne Durres, pjesmarrja e shqiptarëve të Kosovës në koncertin e Cecës në Shkup, ndërtimi në Tiranë i pllakës përkujtimore të vi.ktimave gjate grusht shtetit në Turqi, deri tek mbajtja e shtesave sllave apo bullgare ne mbiemra në Maqedoni e Mal te Zi.

Një ditë, në një të ardhme që nuk duhet e afert, gjerat mund të ndryshojnë, por deri atëherë shumë prej këtyre gjërave nuk mund të trajtohen aq thjeshtë dhe të kuptohen si zhvillime normale”, ka shkruar këngëtari.

Ndryshe, si Vesa dhe Genci i kanë partnerët e tyre nga Shqipëria./Lajmi/

Postime të ngjajshme
Show Bizz

Pas lirimit nga paraburgimi, Fjolla Morina ndahet nga biznesmeni Syla?

Show Bizz

Konkurrenti i “Për’puthen” rrëfen si e humbi këmbën në aksident por nuk u dorëzua kurrë

LajmeShow Bizz

Sa kushton një bukë në Kosovë? Çudit Miss Tuti me përgjigjen

Show Bizz

Ky është personi që tentoi ta sulmonte Noizyn në sheshin Skënderbej