Sport

Këngëtari i njohur kosovar bëhet kryetar i Trepçës

Klubi i Basketbollit, Trepça ka ndryshuar kryesi duke ja drejtuar atë këngëtarit, tashmë të shndërrua në afarist, Vullenet Sefaja.

Dorëzimi i detyrës të Sefaja është bërë në një restorant në Mitrovicë e ku detyra i është dorëzuar Këshillit të Ri iniciues për riorganizimin e Klubit Basketbollistik Trepça.

“Kryetari i deritanishëm Shaban Myftari njoftoi për tërheqjen nga posti pas shumë viteve për arsye moshore.

Sekretari Kemajl Muja, drejtori Besim Braha, drejtori sportiv Naim Hajrizi hapin rrugë për angazhimin e energjive të reja në klub”, thuhet ndër të tjera në këtë njoftim që ka bërë KB Trepça në faqen e tyre.

“Klubi inicues i përbërë nga Vullnet Sefaja, Lindrit Misini, Albert Shala, Edin Verbiqi do të angazhohen në riorganizimin e Klubit dhe mbajtjen e Kuvendit dhe Bordit të ri të KB Trepça”, thuhet në fund të saj.

Postime të ngjajshme
Sport

Skandaloze: Benzema kërkon nga lojtarët të mos pasojnë te Vinicius

Sport

Formacionet e mundshme të ndeshjes, Juventusi -Barcelona

Sport

Kuotat e bastoreve për ndeshjet e sotme të Superligës, këto skuadra janë favorite të mëdha

Sport

Ballkani – Prishtina, bastoret favorizojnë këtë skuadër