Show Bizz

Këngëtari i njohur feston përvjetorin e parë të martesës

Hailey Bieber dhe Justin Bieber kanë festuar së fundmi pervjetorin e tyre të parë të martesës, shkruajnë mediat e huaja.

Ata i thanë ‘po’ njëri-tjetrit në New York në shtator 2018 para gjykatësit, vetëm dy muaj pasi Justin i bëri modeles propozimin në Bahamas dhe një vit më pas , në 30 shtator 2019 ata bën dasmën në Karolinën e Jugut.

Nëpërmjet rrjeteve sociale dyshja e kanë uruar njëri-tjetrin për këtë datë të veçantë.

“1 vit më parë bëmë dasmën më të bukur! Do të doja ta jetoja këtë ditë pa pushim”- shkruan Hailey në Instagram, duke postuar një foto bardh e zi nga dita e madhe.

“Hailey Bieber jam kaq me fat që jam burri yt! Ti më mëson kaq shumë çdo ditë dhe më bën një njeri kaq të mirë! Unë do jem i përkushtuar për pjesën tjetër të jetës tonë për të bërë të ndihesh gruaja ime siç Zoti ka caktuar! Zemra ime do përpiqet të arrish të gjitha ëndrrat e tua më të mëdha! Unë premtoj se do të të vë gjithmonë në radhë të parë, për të udhëhequr me durim dhe mirësi !! Gëzuar përvjetorin vajza ime e bukur, e ëmbël”, ka shkruar në anën tjetër Justin.

Postime të ngjajshme
Show Bizz

Këto janë dhuratat që Kim i mori për ditëlindje

Show Bizz

Për ditëlindje prezantuesja shqiptare merr propozimin për martesë

Show Bizz

Gili vjen me një postim të veçantë për Mozzikun

Show Bizz

Rihanna apelon tek amerikanët të dalin për votime