Show Bizz

Këngëtari Goran Bregovic në Korçë, reagon edhe Unikkatili

Edhe reperi, Unikkatil iu ka bashkuar artistëve tjerë të estradës sa i përket reagimeve për pjesëmarrjen e këngëtarit serb, Goran Bregovic, në festivalin e Korçës.

Përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’, Viktor Palokaj i njohur si Unikkatil ka bërë një reagim të ashpër.

Rep-artisti, ndër të tjera ka shkruar se ai koncerti duhet të bojkotohet, kjo do ishte mënyra më e mirë për ta ndaluar performancën e Bregovic në festival.

“Ftesa e këtij shkavellit në atë koncert e tregon nivelin e respektit që organizatori e ka për torturat e vrasjet që Serbia i ka bô ndaj Shqiptarëve të Kosovës. Ndëshkimi mà i mirë ish kônë nëse bojkotohet ai koncert e sidomos ajo birrë e k** përgjithmonë”, ka shkruar Unikkatil.

Ndryshe, reperi nuk është edhe aktiv me postime në rrjete sociale, megjithatë nuk heziton të bëjë reagime lidhur me problemet në shoqëri e sidomos ato që kanë të bëjnë me kombin. /demokracia.com/

Postime të ngjajshme
Show Bizz

Pas lirimit nga paraburgimi, Fjolla Morina ndahet nga biznesmeni Syla?

Show Bizz

Konkurrenti i “Për’puthen” rrëfen si e humbi këmbën në aksident por nuk u dorëzua kurrë

LajmeShow Bizz

Sa kushton një bukë në Kosovë? Çudit Miss Tuti me përgjigjen

Show Bizz

Ky është personi që tentoi ta sulmonte Noizyn në sheshin Skënderbej