Sport

KEK-u zyrtarizon transferimin e radhës

Klubi Futbollistik “KEK-u” ka vazhduar me ‘misionin’ e përforcimeve. Pasi që zyrtarizuan disa ditë më parë mesfushorin Atdhe Grajqevci, tashmë klubi nga “Agron Rama” ka prezantuar edhe ‘firmën’ me Rezart Hasanin.

“Elektricistët” e kanë konfirmuar lajmin në faqen e tyre zyrtare, teksa i kanë uruar mirëseardhje Hasanit.

Përpara se të transferohej te KEK-u, ai ishte pjesë e klubeve si Flamurtari, Vllaznia e Pozheranit dhe së fundmi Ulpianës.

KEK-u ndodhet në pozitën e dhjetë të renditjes tabelare dhe ka grumbulluar 21 pikë në pjesën vjeshtore të kampionatit.

Postime të ngjajshme
Sport

ZYRTARE: FC Ilyria United transferon futbollistin e Llapit

Sport

Kontestohet privatizimi, “Forca” paralajmëron protesta, Kajtazi nuk dorëzohet

Sport

Nga transferimi i Muriqit te Lazio do të përfitojnë para edhe dy klubet shqiptare

Sport

Musa Selimi për studentin e tij Jetmir Topallin: Ai është shembull se si me punë arrihet shumë