
KEK-u do ta nis pranverën më shkurt, pasi që në stadiumin “Agron Rama” të Obiliqit e pret skuadrën e Kikës, shkruan Gazetasheshi.com.
‘Elektricistët’ ndodhen në pozitën e fundit të renditjes tabelare në Grupin B të Ligës së Parë, ndërkohë do të kërkojnë ta shpëtojnë sezonin, ndërkohë që i pret një stinor i vështirë.
Klubi nga Obiliqi ka angazhuar disa futbollistë me përvojë nga kampionati elitar, ndërkohë që është organizuar mjaft mirë në të gjitha aspektet.
Së fundmi skuadra është bashkuar në një pishinë të mbyllur, me ç’rast edhe presidenti i këtij klubi Besnik Mjeku ka prezantuar imazhe.
May be an image of 2 njerëz, people sitting dhe poolMay be an image of 2 njerëz dhe people standing
Ndryshe takimi ndërmjet KEK-ut dhe Kikës zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 10:00.
KEK-u ka 12 pikë në pozitën e fundit të renditjes tabelare, ndërkohë Kika ka 19.