EkonomiLajme

KEK-u për festat e fundvitit, 200 euro bonus për të gjithë punëtorët

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Drejtori i KEK-ut, Njazi Thaqi, ka bërë të ditur se për festat e fundvitit do të jape 200 euro bonus për të gjithë punëtorët.

Ai thotë se meritojnë më shumë së kaq, por duke pasur parasysh investimet e mëdha që e presin KEK-un në vitin 2020, kanë vendosur të ndajnë shumën në fjalë, shkruan Reporteri.net.

Njoftimi i Thaçit:

200 euro bonus për të gjithë punëtorët e KEK-ut.

Meritojnë më shumë së kaq, por në mirëkuptim dhe duke pasur parasysh investimet e mëdha që na presin në vitin 2020, kemi vendosur këtë shumë.

Falë angazhimit maksimal të të gjithë punëtorëve të KEK-ut, kemi tejkaluar të gjitha parashikimet dhe pavarësisht faktit se ky vit ka qenë shumë me sfidues duke marr parasysh problemet që kemi pasur në fillim të vitit me mungesën e thëngjillit dhe procesin e shpronësimeve.

Tejkaluam këto sfida dhe arritëm të kemi një profit prej 23 milionë euro që shënon rekord për 30 % më shumë sesa vitin paraprak.

Jam i lumtur dhe krenar që bashkërisht arritëm të jemi shembulli më i mirë në Kosovë për rezultatet e punës dhe performancën e jashtëzakonshme.

I jam mirënjohës secilit nga ju që keni treguar përkushtim maksimal për të arritur objektivat.

Duke qenë kështu kemi arritur siguri në të hyra, paga të sigurta, siguri në prodhim dhe mbi të gjitha po japim kontributin më të madh për buxhetin e shtetit të Kosovës.

Faleminderit nga zemra secilit nga ju,

Urime festat e fund vitit,

Paçi shëndet dhe gjithë të mirat në familje!

Gëzuar!

Me respekt,
Njazi Thaçi

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat