Sport

Kek lavdëron përbërjen e Përfaqësueses së Kosovës

Përzgjedhësi i Kombëtares së Sllovenisë, Matjaz Kek ka lavdëruar përbërjen e Përfaqësueses së Kosovës në futboll para takimit të nesërm.

Kek, në një konferencë të mbajtur sot për media ka thënë se Kosova në radhët e saj ka lojtarë yje që luajnë në ekipe të mëdha evropiane.

Por, ai ka shtuar se qëllimi i vetëm i Kombëtares që ai udhëheq është fitorja në takimin ndaj “Dardanëve”.

“Qëllimi ynë është të fitojmë. Kosova është një skuadër e përbërë me yje që luajnë në ekipe të mëdha të Evropës. Por ne kemi fatin në duart tonë dhe dëshirojmë të përfundojmë grupin si lider”, ka thënë Matjaz Kek.

Pas katër takimeve të zhvilluara në Ligën e Kombeve, Sllovenia është e para në grup me 10 pikë, kurse Kosova është e parafundit me vetëm dy pikë.

Takimi ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës zhvillohet nesër nga ora 20:45.

Postime të ngjajshme
Sport

Mbyllet me rezultat befasues pjesa e parë e ndeshjes Holanda – Kosova

Sport

Lushtaku reagon pas rezultateve të fundit të Drenicës

Sport

Stadiumi kosovar e merr emrin e dëshmorit të luftës së fundit në Kosovë

Sport

Holanda – Kosova, formacionet zyrtare