
Stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës ka përfunduar në javën e kaluar, derisa Drita u shpall kampione vjeshtore.
Befasia më e këndshme këtë edicion padyshim se ishte Arbëria e Dobrajës.
Skuadra lipjanase u rendit në vendin e gjashtë në stinorin vjeshtor me 21 pikë të tubuara.
Ndërkaq, trajneri Suad Keçi ka dhënë vetëm fjalë të mira për të.
“Befasi ka qenë Arbëria, e cila duket në rend të parë se nuk mund të bëjë diçka, por u prishë punë kundërshtarëve”, deklaroi Keçi në “RTK”.