Sport

“Ke ardhur me vendos lojën, shihemi nesër”, presidenti i skuadrës së Superligës kërcënon gjyqtarin kryesor

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Por kryetari i kësaj skuadre, Abedin Zeka është futur në procedurë disiplinore nga Komisioni i Garave në FFK.

Deri te kjo ka ardhur pasi numri një i 89-shit, ka kërcënuar gjyqtarin kryesor të kësaj sfide, Genc Nuza, shkruan Gazeta Sheshi.

Këtë gjë e ka konfirmuar Federata e Futbollit të Kosovës, që e ka futur në procedurë disiplinore Abedin Zekën.

Njoftimi i plotë nga FFK:

Procedurë disiplinore ndaj: Kryetarit të KF “Trepça ‘89”, Abedin Zeka

Për shkak se pas përfundimit të pjesës së parë, në korridorin e lokaleve zyrtare, i drejtohet referit kryesor të ndeshjes Genc Nuza, me këto fjalë: ”Ke ardhur me vendos lojën para se me përfundu, shihemi nesër”, në ndeshjen Drita – Trepça ‘89.

Mbetet të shihet se a do të dënohet kryetari i Trepçës ’89 pas këtij kërcënimi ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv