Sport

Katër gjigant evropian janë të gatshëm të paguajnë 120 milionë euro për yllin e Milanit

Gianluigi Donnarumma do të largohet gjatë afatit të verës nga AC Milan. Lagimi i tij është konfirmuar nga drejtori sportive i Milanit, Paolo Maldini.

E dje Milan ka zyrtarizuar zëvendësuesin e Donnarummas, nga Lile, MikeMaignan.

Sipas il Correire dello Sport, ka katër skuadra në veçanti që janë të etur për nënshkruar me Donnarumma pasi janë paralajmëruar se ai tani është gati për tu larguar nga San Siro.

Reprezentuesi italian luajti mbi 250 herë për Rossonerët pavarësisht se ishte vetëm 22 vjeç, megjithëse dështimi për t’iu përgjigjur ofertës së Milanit për rinovimin dhe blerjen e Mike Maignan si zëvendësimi i tij do të thotë se koha e tij në klub ka mbaruar në San Siro.

Gazeta përmend që disa klube të mëdha si Manchester United, PSG, Juventus dhe Barcelona po shikojnë mundësinë e nënshkrimit të tij dhe ata të gjithë janë të gatshëm të paguajnë 10 milionë euro neto në vit të nevojshme për të nënshkruar me të, e cila do të ishte 20 milionë eurobruto (para -tatimi) ose 100 milionë euro për pesë vjet.

Bianconerët janë duke udhëhequr garën dhe raporti shton se klubet janë gjithashtu të gatshëm t’i paguajnë agjentit Mino Raiola një komision prej rreth 20 milionë euro për të nënshkruar me klientin e tij, kështu që do të ishte një paketë 100 milionë euro.

Edhe pse emir i klubit të ri ende nuk dihet, ajo që tashmë është e sigurt se Donnarumma sezonin e ri do të luaj për një ekip tjetër.

Postime të ngjajshme
Sport

Nexhipi flet për transferimet te Ballkani

Sport

Gazetari i ‘The Guardian’: Norwich ka transferuar lojtarin më të mirë kosovar

Sport

Lojëra interesante dhe emocione të mëdha dhurojnë fëmijët në garat e “Play-Off-it Nacional”

Sport

Arrihet marrëveshja mes klubeve, Xhaka pritet t’i bashkohet Romës