Sport

“Katar 2022”: Tetë ndeshjet e fundit luhen sonte, “luftë” e vërtetë në Grupin C

Kampanjës kualifikuese të shteteve evropiane për Kupën e Botës ‘Katar 2022’ po i vije fundit mbrëmjen e sotme.

Në program për ditën e sotme (e hënë) janë gjithsej tetë përballje të cilat luhen nga i njëjti orar 20:45, shkruan Demokracia.com.

Padyshim vëmendja më e madhe do të jetë në Grupin C, aty ku ende nuk është përcaktuar se kush do të kualifikohet direkt nga vendi i parë në Botëror, ngase në garë me pikë të njëjta janë dy kombëtare.

Kampionia e Evropës, Italia dhe Zvicra kanë nga 15 pikë, me ‘Azzurrët’ që gëzojnë goldallim më të mirë dhe janë në avantazh.

Italia ka punë me Irlandën e Veriut në udhëtim, ndërkohë ‘Helevetikët’ luajnë si vendas kundër Bullgarisë.

Dueli tjetër i mbrëmjes është ajo mes Shqipërisë dhe Andorrës që luhet në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë me dy ekipet kombëtare që nuk kanë gjasa për kualifikim.

Anglia luan te San Marino, Polonia mirëpret Hungarinë, ndërsa Danimarka viziton Skocinë.

Related posts
Sport

Kalvin Phillips bën zgjedhjen mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit

Sport

Dhjetë klubet me vlerën më të madhe

Sport

Faza e grupeve në Ligën e Evropës përmbyllet sonte: Këto janë 16 ndeshjet, vëmendja në Napoli

Sport

Këto janë skuadrat e kualifikuara në raundin eliminues në Ligën e Kampionëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *