Sport

Kastrati ia dhuroi fanellën ish ndihmësit të De Biasit

Dinamo Zagrebi mposhti Hajdukun e Splitit në derbin e së dielës, në kuadër të kampionatit kroat.

Gjiganti kroat mori në një fitore 2-0 kundër ekipit të Splitit nga golat e shënuar nga Bruno Petkovic dhe Lirim Kastrati.

Pas ndeshjes siç e do zakoni në futboll për t’u shkëmbyer fanellat, trajneri i Hajdukut, Paolo Tramezzani i mori fanellën heroit të Dinamos, Kastratit, e cila nuk u shkonte për shtat shumë tifozëve të asaj skuadre.

Trajneri italian merr fanellën e një prej lojtarëve të ekipit rival pas çdo ndeshje, dhe ai e njeh Kastratin që kur ishte ndihmës trajner i kombëtares shqiptare.

Reprezentuesi i Kosovës pas ndeshjes zbuloi se pse ndodhi ai moment.

“Ai ishte trajner në Shqipëri dhe pas çdo ndeshje më kërkon fanellë. Mbase ai ka ndonjë koleksion, nuk e di pse. Unë gjithmonë jap një fanellë, është një nder për mua të jap një fanellë”, ka thënë Kastrati.

Ylli nga Hogoshti i Kamenicës, foli për edhe për golin e shënuar në derbi.

“Është gjithmonë një ndjenjë e mirë për të shënuar një gol, por është më pak e rëndësishme sesa të fitosh. Ne e dimë që ndeshjet kundër Hajdukut janë një derbi i shkëlqyeshëm dhe puna jonë është të shënojmë dhe të fitojmë ”.

Kastrati këtë sezon u transferua në Dinamo Zagreb nga Lokomotiva e Zagrebit.

Postime të ngjajshme
Sport

Liverpool kërkon yllin e Real Madridit, ky është çmimi i vendosur për të

Sport

Joshua – Fury, konfirmohet data e duelit të shumë pritur

Sport

Zbulohet cili do të jetë transferimi i parë i Barcelonës

Sport

Heroi i Llapit tregon personin që i besoi më së shumti pas familjes së tij