Sport

Kastrati i dërgon mesazh Challandesit, i cili s’e zgjodhi për ndeshjet e Kosovës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Në mesin e futbollistëve të ftuar nga trajneri Bernard Challandes për dy ndeshjet e radhës të Kosovës, e cila u publikua dje, nuk ishte edhe ylli kosovar i Lokomotiva Zagrebit, Lirim Kastrati.

Kosovës i mungojnë pesë futbollistë – Arbër Zeneli, Milot Rashica, Herolind Shala, Benjamin Kololli dhe Hekuran Kryeziu – për ndeshjet kundër Republikës Çeke dhe Anglisë, të vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian 2020, raporton Gazeta Express.

Përkundër këtyre mungesave, trajneri Bernard Challandes vendosi t’u besojë disa futbollistëve të tjerë e jo Lirim Kastratit, i cili herën e kaluar shkëlqeu për Kosovën U-21 dhe që nga atëherë ka qenë mjaft mbresëlënës në kampionatin kroat.

Pasi u publikua lista e lojtarëve të zgjedhur nga Challandes, Kastrati i shënoi dy gola në fitoren me rezultat 6:1 kundër Slaven Belupos, në kuadër të xhiros së shtatë të ligës së nivelit të parë të futbollit në Kroaci.

Pas kësaj ndeshjeje, ai e shpërndau një postim të një faqeje në Instagram, ku Challandes u kritikua për mungesën e Kastratit për dy ndeshjet e shtatorit.

“Lirim Kastrati e përshëndeti sonte Bernard Challandesin me dy gola dhe një asistim, duke i treguar se e ka merituar të luajë në dy ndeshjet e shtatorit”, shkruhet në postimin e ripublikuar nga Kastrati.

“Shtatë ndeshje në sezonin e ri me Lokomotivën, pesë gola dhe tri asistime. Asnjë futbollist i Kosovës nuk po kalon formë më të mirë sesa Kastrati. Raketa e Lokomotivës dhe Kosovës @LirimKastrati”.

Meqenëse nuk u ftua nga ekipi i parë i Kombëtares së Kosovës, Kastrati pritet të jetë pjesë e listës për Kombëtaren U-21.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv