Sport

Kastrati flet për atmosferën brenda skuadrës para derbit, ka diçka edhe për “Skifterat”

Të dielën në fundjavë zhvillohet njëri ndër derbit më të mëdhenj në vendin tonë ndërmjet Dritës dhe Gjilanit.

Të dy skuadrat tashmë kanë mbyllur përgatitjet për këtë takim, ndërkohë që me të drejtë presin edhe të realizojnë objektivin që kanë pranë vetes për këtë takim.

Ylber Kastrati, kapiten i SC Gjilani ka folur për Gazetën “Sheshi” për atmosferën që po mbretëron te “kuqebardhët”, objektivin dhe mungesën e tifozëve.

“Besoj që kjo pauz na ka shërbyer mirë në aspektin pozitiv. Së bashku me shtabin teknik kemi punuar në shumë aspekte dhe jemi të fokusuar në ndeshjen e fundjavës, pasi që për derbit gjithmonë i kushtohet fokus më i veçantë”, deklaroi fillimisht Kastrati.

Ai ka potencuar që harmonia është prezente në mesin e skuadrës, teksa pret që festën ta zhvendosin së bashku me bashkëlojtarët pas ndeshjes.

“Atmosfera e brendshme dhe harmonia është gjithmonë prezente në skuadrën tone dhe me motivin e madh që na vjen nga tifo grupi “Skifterat” kemi arsye të presim frytet e kësaj ndeshje dhe festën ta bartim edhe jashtë stadiumit”.

Në fund ai gjithashtu foli edhe për mungesën e tifozëve në shkallët e stadiumit, teksa falenderon tifo grupin “Skifterat” për mbështetjen e ofruar edhe jashtë stadiumit.

“Është vërtetë e dhimbshme mos prania e tifozëve në stadium, sidomos e tifo grupit “Skifterat”, pasi që spektakli i tyre gjithmonë e ka hijeshuar derbin. Mirëpo është për t’u admiruar kreativiteti dhe përkrahja e madhe që kanë shfaqur edhe në këto kohë pandemie për t’i përkrahur gjithë lojtarët në mënyrat më të veçanta të mundshme”, përfundoi kapiteni i gjilanasve.

Të dielën Drita dhe Gjilani zhvillojnë derbin numër 33 pas luftës në vendin tonë, teksa do të jetë i treti në histori që do të zhvillohet pa prezencën e tifozëve.

Postime të ngjajshme
Sport

Orari i tri javëve të ardhshme në Superligë, priten ndeshje të mëdha

Sport

Zyrtare: Tyson rikthehet në ring pas 15 vitesh, caktohet data e meçit

Sport

Bardhi flet për fitoren ndaj Kosovës

Sport

Tronditet Barcelona, ylli brazilian lëndohet rëndë