Lajme

Kaq vjet mund të zgjasë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Sot u bë një vit prej kur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi u transferuan në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Aktakuza ndaj Krasniqit e Selimit u konfirmua më datë 4 nëntor të vitit 2020. Kurse ndaj Veselit e Thaçit, një ditë më pas, më 5 nëntor.

Katërshja lidere e UÇK-së po akuzohen nga Zyra e Prokurorisë së Specializuar për krime kundër njerëzimit, si përndjekje, burgosje, akte çnjerëzore, torturë, zhdukje dhe vrasje, për krime lufte si arrestim, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Deri tash ndaj tyre janë mbajtur 12 seanca, 8 prej të cilave përgatitore ku janë marrë një sërë vendimesh që lidhen me zbulimin e materialit provues 11 mijë faqesh (i redaktuar) e po ashtu me 11 dëshmitarët e mbrojtur.

Procesi penal ndaj ish-krerëve të UÇK-së, sipas juristëve, pritet të zgjasë jo pak.

Avokati i akredituar i Speciales, Skender Musa flet për 5 e më shumë vjet, varësisht prej numrit të dëshmitarëve.

“Proceset gjyqësore për krime të rënda të luftës mund të zgjasin me vite të tëra, pesë vite e më shumë, varësisht prej numrit të dëshmitarëve që kanë me u dëgju. Janë procese të rënda që dojnë shumë punë si nga prokuroria si nga ana e mbrojtjes”, u shpreh për “Front Online”.

Tri vjet e gjysmë, sipas avokatit tjetër të akredituar në Speciale, Artan Çerkini mund të zgjasë vetëm shkalla e parë.

“Procesi në shkallë të parë mund të zgjasë rreth 3 vjet e gjysmë nëse nuk hjek dorë Prokuroria nga disa prova të panevojshme. Sipas prognozës së mbrojtjes mund të zgjasë tri vite e gjysmë”, theksoi ai për “Front Online”.

Të dy kanë identifikuar disa parregullsi në këtë proces.

“Në këtë sistem gjyqësor janë duke u shkelur dy parime bazë. Dorëzimi i provave tek te akuzuarit dhe mbrojtësit pas ngritjes së aktakuzës dhe parimi i dytë barazimi i anëve, që nënkupton që çdo provë që e ka prokurori duhet ta ketë i akuzuari dhe mbrojtësi. Të dy këto parime po shkelen nga Dhomat e Specializuara”, u shpreh avokati Musa për “Front Online”

“Të pandehurve nuk është mundësuar që vendimet e gjykatës t`i pranojnë në një afat optimal në gjuhën që ata e kuptojnë. Kjo e vështirëson përrgatitjen e mbrojtjes. Sepse edhe avokatët duhet ta përgatisin mbrojtjen së bashku me klientët”, theksoi Çerkini për “Front Online”.

Ministria e Drejtësisë për mbrojtjen e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit ka shpenzuar deri tash mbi 2.5 milionë euro.

Related posts
Lajme

Sallahu tregon pse nuk u takua me Hashim Thaçin e Kadri Veselin gjatë vizitës në Hagë

Lajme

A do të lehtësohen masat për festat e fundvitit?

LajmeShow Bizz

Pak orë pasi doli nga spitali, Adriana Matoshi bën një koment në rrjetet sociale

Lajme

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë dhe të enjte, temperaturat zbresin nën zero

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *