
Janë dy personazhe që përfliten shumë dhe emri i tyre jo rrallë vërshohet në portale.
Është fjalë për dy zonjat e mrekullueshme Shyhrete Behlulin dhe Njomza Martinaj, nënë e bijë që bëjnë dritë ngado që shkojnë, shkruan Kosovarja.
Sa njëra aq edhe tjetra janë të mediatizuara, të kërkuara e shumë të dashura, kjo falë punës, përkushtimit dhe angazhimit që kanë të dyja në profesionin e tyre.
Ndonëse janë të drejtuara në kahje të ndryshme të profesioneve, ato i shohim shpesh bashkë, pasi është Njomza ajo që kujdeset për ta rregulluar pamjen e të ëmës në çdo paraqitje skenike.
Madje, jo vetëm për prezantime të tilla, por kudo që shkon Shyhretja ajo kujdeset për të deri në detajin më të fundit.
Këtë herë jo vetëm që u kujdes për të ëmën por edhe për dukjen e saj, ku edhe morën pjesë në manifestimin e ditëlindjes së nipit të tyre Matinit.
Nga atje sollën edhe pamje nga rregullimi i tyre, e kaq të bukura e të mrekullueshme moti nuk i kishim parë. /Kosovarja/