EURO 2020

Kaq shitet një biletë në “tregun e zi” për finalen e madhe Itali – Angli

Kanë mbetur edhe tri ditë deri në ditën kur zhvillohet finalja e Kampionatit Evropian ndërmjet Italisë dhe Anglisë.

Mijëra tifozë të dy kombëtareve kanë filluar të kërkojnë bileta për të qenë të pranishëm në shkallët e stadiumit “Wembley” për ta ndjekur nga afër këtë sfidë, shkruan “TheSun”.

Mbështetësit anglezë janë shprehur të dëshpëruar pasi një biletë në “tregun e zi” ka arritur në 50 mijë funte.

Shifër kjo e jashtëzakonshme për dallim nga shifrat normale sa mund të jetë një biletë për ta shikuar nga afër ndeshjen finale.

Megjithatë, kërkesa për një biletë sa vjen e shtohet për tifozët e Anglisë pasi kjo është hera e parë që kombëtarja e tyre është kualifikuar në një finale të Kampionatit Evropian pas 55 vjetësh.

Italia dhe Anglia sfidohen në finale të dielën e 11 korrikut nga ora 21:00.

Postime të ngjajshme
EURO 2020

Pesë lojtarë që vlera e tyre u rrit dukshëm pas paraqitjeve fantastike në Euro 2020

EURO 2020

Pritja e tij e stolisi Italinë me trofeun e “Euro2020”, Donnarumma tregon pse nuk festoi pritjen e penalltisë

EURO 2020

Jorginho tregon përse zgjodhi Italinë para Brazilit

EURO 2020

Skuadrat dhe lojtarët me statistikat më të mira në Euro 2020