Lajme

Kaq persona nesër kanë të drejtë vote, në total janë 575 qendra të votimit në tërë Kosovën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar se nesër votohet në 1 mijë e 638 vendvotime në gjithë vendin, shkruan Gazeta Metro.

Nesër me 14 nëntor 1 milion e 260 mijë e 571 votues kanë të drejtë vote në 21 komuna ku mbahet balotazhi.

Gjithsej janë 575 Qendra të Votimit, ndërsa janë 1638 vendvotime.

Për raundin e dytë votohet në 21 komuna, të cilat janë: Gjakovë, Drenas, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

Më poshtë keni edhe tabelën e KQZ’së për raundin e dytë.

Postime të ngjajshme
Lajme

Aksident tragjik në Itali, vdes 24-vjeçari shqiptar

Lajme

Momenti kur polici serb tërheq zvarrë një grua gjatë protestave në Beograd

Lajme

Shpat Kasapi tregon ngjarjen emocionuese të babait që i ka ndodhur në të njëjtin vend të aksidentit në Bullgari

Lajme

U raportua për sulme të mundshme në Kosovë, reagon Policia