Zgjedhjet 2021

Kaq para ka dhënë KQZ-ja për informim gjatë zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është përgatitur për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit. Për këtë proces zgjedhor, KQZ-ja ka dhënë disa tenderë, duke shpenzuar qindra mijëra euro, raporton lajmi.net .

Një nga tenderët e dhënë nga KQZ-ja për këto zgjedhje është edhe ai “Informimi Publik për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 14 shkurt 2021”.

Për këtë tender, të ndarë në dy lote, KQZ-ja ka planifikuar të shpenzojë 124 mijë e 900 euro.

Mirëpo, kjo kontratë është dhënë me shumën e përgjithshme 74 mijë e 347 euro apo 50 mijë e 553 euro më pak se sa ishte planifikuar.

Grupi i operatorëve ekonomik SELMANS NETËORK SH.P.K., fitues të këtij tenderi, kanë marrë 36 mijë e 97 euro për lotin e parë të kontratës, “Aktivtetet e informimit publik per periudhat e procesit zgjedhor”, ndërsa 57 mijë e 930 euro për lotin e dytë “Aktivtetet e informimit publik per periudhat e procesit zgjedhor-Transmetime ne TV dhe radio”

Tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë për lotin e parë ishte ofruar me çmim 38 mijë e 250 euro, ndërsa për lotin e dytë oferta me çmimin më të lartë ishte 68 mijë e 148 euro./Lajmi.net/

Postime të ngjajshme
LajmeZgjedhjet 2021

Deputetja më e pafat në LDK, mori vetëm 397

LajmeZgjedhjet 2021

Ku u votua më shumë Vjosa Osmani?

LajmeZgjedhjet 2021

Kaq vota mori Behgjet Pacolli në zgjedhje

LajmeZgjedhjet 2021

Vjosa Osmani shkruan historinë, është personi më i votuar ndonjëherë në Kosovë