Sport

Kapiteni tregon përparsinë e Ballkanit ndaj Feronikelit

Pas një pauze shumë të gjatë për shkak të pandemisë, ethet e futbollit kosovar do të rikthehen këtë javë.

Të mërkurën në Suharekë, lideri momental i Superligës e pret skuadrën e Feronikelit, sfidë kjo e vlefshme për 1/2 e Kupës së Kosovës.

Për këtë super ndeshje në një bised për “BlicMedia”, ka folur kapiteni i Ballkanit, Visar Berisha.

“Atmosfera është shum e mirë në skuadrën tonë, jemi të motivuar të luajm me një kundërshtar siq është Feronikeli”, ka thënë Berisha.

Berisha më tej ka thënë se ndeshja do të jetë e vështirë për të dyja skuadrat, por tereni vendas do të jetë përparsi për Ballkanin.

“Do të jetë një ndeshje e vështir për të dyja palët dhe shum e rëndësishme. Përparsia jonë është tereni vendas jemi përgaditur pēr këtë ndeshje maksimalisht dhe besoj shum që në fund ne do të fitojm”, ka deklaruar kapiteni, Visar Berisha.

Ballkani – Feronikeli luhet ditën e mërkurë me.fillim nga ora 16:00, në qytetin e Suharekës. /BlicMedia.net

Postime të ngjajshme
Sport

ZYRTARE: FC Ilyria United transferon futbollistin e Llapit

Sport

Kontestohet privatizimi, “Forca” paralajmëron protesta, Kajtazi nuk dorëzohet

Sport

Nga transferimi i Muriqit te Lazio do të përfitojnë para edhe dy klubet shqiptare

Sport

Musa Selimi për studentin e tij Jetmir Topallin: Ai është shembull se si me punë arrihet shumë