Sport

Kapiteni i Çekisë flet para ndeshjes me Kosovën

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Marek Suchy ka dhënë komentet e tij para ndeshjes Kosovë – Çeki.

Sot, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, trajneri dhe kapiteni i Çekisë janë paraqitur në një konferencë për shtyp.

Në fjalinë e tij para gazetarëve, Marek Suchy, ka paralajmëruar kombëtaren dardane se ata janë këtu për tri pikët.

“Do të luajmë lojën që duam dhe nuk do të ndikohemi nga atmosfera. Secila lojë tashmë është jetike” ka thënë fillimisht lojtari.

“Kemi ardhur për fitore dhe kërkojmë fitoren” ka thënë tutje kapiteni i kombëtares çeke.

“Kosova ka një sulm cilësor dhe duhet të jemi të kujdesshëm, pasi mund të na ndëshkojnë” ishin fjalët e Suchy.

Suchy kishte nxitur disa reagime edhe me deklarata paraprake, kur insistonte se e di pikën e dobët të Kosovës.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv