Sport

Kapiteni i Ballkanit:Rikthimi i kampionatit është përgjegjësi e madhe

Kapiteni i Ballkanit, Visar Berisha thotë që futbollistët e Superligës duhet të testohen të paktën një herë në javë për Covid-19.

FFK sot ka zbuluar që lojtarët e Superligës së Kosovës do të testohen para se të rifillojë kampionati i Kosovës në futboll, shkruan GazetaBlic.

Megjithatë, Berisha thotë që testimi është i domosdoshëm -ndërsa bën thirrje që ato duhet të bëhen të paktën çdo javë deri në rifillimin e ndeshjeve.

“Testimi i lojtarëve dhe i stafit të çdo ekipit të Superligës është i domosdoshëm, në të kundërt shkakton probleme tejet serioze në të ardhmen. Testimet duhet të bëhen minimum çdo javë, të paktën deri në rifillim të ndeshjeve”, tha fillimisht Berisha për ‘GazetaBlicSport’.

Më pas, Berisha tha se kjo do t’i ndihmonte futbollistët që të ishin më të qetë.

“Ne si futbollist do të ishim më të qetë, sepse kjo ndikon edhe psikologjikisht tek ne. Në këto kushte të rifilloj kampionati është një përgjegjësi shumë e madhe nga njerëzit që dhanë urdhërin për rifillim, andaj duhet të kemi shumë kujdes, pasi që mund të keqësohet situata dhe mund të rrezikojmë shumë”, vazhdoi kapiteni i Ballkanit.

Në fund, qendërmbrojtësi i njohur kosovar tha se Ballkani do të luftojë deri në fund për dy trofetë – por kjo do të jetë e vështirë.

“Jemi në garë për dy fronte dhe do të shkojmë deri në fund për t’i fituar këto trofe – por e ceka edhe më lartë që do të jetë shumë vështirë – pasi jemi të prekur edhe në aspektin psiqik. Atmosfera është shumë e mirë në skuadrën tonë, por po na mundon sadopak ankthi i virusit”, përfundoi ai.

Kujtojmë se Ballkani është lider në Superligë, ndërsa është në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, ku me 3 qershor do të takohet me Feronikelin.

Postime të ngjajshme
Sport

Reagon Driton Kuka: E pabesueshme kjo punë, Kosova nuk paska sporte tjera përveç futbollit

Sport

Agim Maliqi flet për super ndeshjen, Ballkani - Feronikeli

Sport

Mevlan Zeka për ndeshjen Ballkani - Feronikeli: Le të fiton më i miri

Sport

Kapiteni tregon përparsinë e Ballkanit ndaj Feronikelit