.
Sport

Kapiteni i Ballkanit dërgon kërkesë zyrtare për largim nga klubi, kjo është arsyeja

Mesfushori i Ballkanit, Kushtrim Gashi me gjasë gjatë verës do të largohet nga klubi i Ballkanit për shkak të minutave të pakta që ka pasur prej emërimit si trajner të skuadrës, Ilir Dajës, transmeton Gazeta Metro.

Kapiteni i suharekasve, Kushtrim Gashi sipas disa burimeve shumë të sigurta të Gazeta Metro brenda klubit të Ballkanit ka bërë kërkesë zyrtare për largim gjatë verës nga Ballkani.

Ai thuhet se nuk ka qenë i kënaqur me minutazhin që ka pasur prej që në ekip ka ardhur trajneri, Ilir Daja. Ky i fundit ka preferuar më shumë mesfushorin e talentuar, Lindon Emërllahu i cili të themi të drejtën ka qenë zbulimi i këtij sezoni.

Jo edhe zyrtarisht, Gazeta Metro ka mësuar se Gashi është në kontakt me skuadrën e Dritës dhe pritet të jetë klubi i ardhshëm i tij.

Mesfushori nga Peja para se të kalonte tek Ballkani kishte qenë pjesë e Vëllaznimit nga Gjakova dhe ky edicion ka qenë sezoni i tretë për të në Suharekë.

Related posts
LajmeSport

Lajmi i fundit; Ish-futbollisti i Barcelonës vdes në aksident trafiku

Sport

Liga e Parë, këto janë rezultatet e plota nga xhiro e fundit

Sport

Organizohet Turniri më i madh në futboll të vogël

Sport

Gjashtë vite nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA