
Gjatë ditës së sotme një peshkaqen i vogël ka rënë në rrjetat e peshkatarëve në afërsi të zonës së Rradhimës në Vlorë.
Peshkaqeni i kapur është 1.5 metra i gjatë.
Ky lloj peshkaqeni është shumë i rrallë për ujërat shqiptarë.
Sipas peshkatarëve që kanë kapur këtë peshkaqen, shfaqja e tyre në afërsi të Gjirit të Vlorës, vjen dhe për shkak të ngrohjes klimaterike.



