Lajme

Kapet një femër me dokumente të falsifikuara në Han të Elezit, thotë se për to pagoi 10 mijë euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në pikë kalimin kufitar të Hanit të Elezit, një femër ka prezantuar pasaportën që dyshohet të jetë e falsifikuar, shkruan Gazeta Metro.

Sipas Policisë, dëshmitarja ka rrëfyer se me dokumente është pajisur nga dy të dyshuar meshkuj të cilëve u ka bërë pagesë të hollave në vlerë prej 10.000€.

Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullte.

Raporti i plotë:

SPK. Hani i Elezit (NN)26.05.2021-12:00. Është raportuar se gjatë kontrollit të dokumenteve dëshmitarja femër kosovare ka prezantuar pasaportën që dyshohet të jetë e falsifikuar. E njëjta gjatë intervistimit ka rrëfyer se me dokumente është pajisur nga dy të dyshuar meshkuj të cilëve u ka bërë pagesë të hollave në vlerë prej 10.000€. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullte.

Postime të ngjajshme
Lajme

Tre të lënduar pas rrokullisjes së një veture në autostradën “Arbën Xhaferi”

Lajme

Agim Veliu me akuza të rënda ndaj Abdixhikut pasi e shkarkoi

Lajme

Kjo është lista e emrave të personave që duhet të paraqiten për t’u vaksinuar nesër te salla ‘1 Tetori’

Lajme

U kthye në Kosovë pas 29 vjetësh, mërgimtari pritet në Aeroport me surle e tupanë