Lajme

Kapen keq Armend Zemaj dhe Haxhi Avdyli: A po i merr ka 5 mijë euro për operacion, jo 10 mijë euro

Dikur ishin bashkëpartiak në LDK, por sot janë përplasur keq Armend Zemaj dhe Haxhi Avdyli në Komisionin për shëndetësi.

E gjitha nisi pasi që Avdyli e kritikoi ish-ministrin Zemaj për keq menaxhim në rastin e angazhimit të specializantëve, duke thënë se nuk është dashur në mes të pandemisë të angazhohen 1500 specializantë.

“Në kohë të pandemisë të jepet mbi 1500 specializme, kemi me ia pa sherrin e kësaj politike pas 6 vitesh, jo tash edhe ata ndihen mirë e marrin një pagë si specializantë, pas 6 vitesh s’do të jemi në politike, do të jemi ndoshta pacientë, do ta shohim impaktin e këtyre specialistëve. Këta specializanta s’kanë me pas mundësi u specializu se janë ka 20 e 30 në një dhomë, nuk kanë as ku të ulen”, tha Avdyli, shkruan Reporteri.net.

Por Zemaj reagoi duke e quajtur këtë të pavërtetë.

“Rrenë është, rrenë e madhe”, tha Zemaj.

Por Avdyli reagoi duke thënë se “nuk është rrenë, por e vërtetë”.

 

Avdyli shkoj më tej ku e akuzoi ministrin Zemaj për shkatërrim të sistemit shëndetësorë.

Por Zemaj u kundërpërgjigj duke i thënë Avdylit se ai ka dëshirë të jetë veç vet specialist, ndërsa e pyeti sa para merr për një operacion, shkruan Reporteri.net.

“Logjika jote është me qenë ti i vetmi specialist, me kriju monopol, me qenë i vetmi, me i shfrytëzu shërbimet, pacientët, qysh nuk po të vjen marre, marrja e Zotit, don me qenë i vetmi me i marrë 5 mijë euro për një operacion, ka sa po i merr për një operacion”, tha Zemaj.

Avdyli reagoi duke thënë “10 mijë euro”.

Ndërsa Zemaj i tha Avdylit, “a po e sheh se nuk do me qenë i dyti”.

https://video.gjirafa.com/rec-0023-mp4

Postime të ngjajshme
Lajme

Syla tregon se si e thërret Rama kryeministrin Albin Kurti

Lajme

Britania e Madhe del me qëndrim zyrtar për dialogun Kosovë-Serbi

Lajme

Inatoc e Pidiq: 6 emra të pazakontë të fshatrave të Gjilanit

Lajme

Vlora Çitaku tregon nëse do të garojë për kryetare të PDK-së