Lajme

Kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Ferizaj, Pejë, Lipjan, Vushtrri, Shtime, Malishevë dhe Istog

Lëvizja Vetëvendosje ka filluar zyrtarizimin e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

pNë kryeqytet, LVV do të garoj me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia. Kurse në Ferizaj kandidat është deputeti, Valon Ramadani.

Në Pejë, Vetëvendosja ka zyrtarizuar Gazmend Agushollin si kandidat për kryetar të kësaj komune.

Kurse në Lipjan kandidat është deputeti, Adnan Rrustemi. Ndërsa në Vushtrri, do të jetë, Arsim Rexhepi.

Kandidat i VV-së për Shtime do të jetë Qemajl Aliu. Njoftimin se Aliu do të jetë kandidat e bëri vet qendra e Vetëvendosjes në Shtime.

Në Malishevë, garës për të parin e komunës do t’i prijë Alban Krasniqi, që është edhe bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Dega e Vetëvendosjes në Malishevë bëri të ditur se përveç Krasniqit që do të jetë kandidat për kryetar, Këshilli i Qendrës në Malishevë kanë zgjedhur edhe kandidatët për Kuvend Komunal.

Kurse në qyteti ne Istogut, LVV do të garoj me Agron Avdijajn.

Postime të ngjajshme
Lajme

‘Amerika merr në dorë komplet situatën’

LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

Lajme

U mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ja për çfarë u diskutua

Lajme

Tragjike: Vetura del nga rruga dhe bie në lumë, një i vdekur dhe dy të lënduar