Lajme

Kamioni mbi veturë: Një grua shpëton mrekullisht nga aksidenti i rëndë

Një grua 46-vjeçare ka pësuar vetëm lëndime të vogla, kur një kamion e goditi veturën e saj dhe përfundoi mbi të duke e shtypur në Uashington të ShBA-së.

Një zyrtar tha se gruaja ndodhej brenda veturës së tipit “Nissan Altima”, kur kamioni prapa saj nuk arriti që të ndalej, kur këtë po e bënin automjetet tjera, të martën në mëngjes.

Kamioni u përplas me veturën duke e shtyrë drejt një kamioni tjetër, duke e shtypur dhe duke e futur në mjetin e rëndë. Vetura ishte pothuajse tërësisht e shtypur, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

“Kur arritën trupat, ende mund të dëgjonim një person brenda veturës. Personi ia doli që të dilte nga vetura dhe të ecte vetë”, tha zyrtari Rocky Oliphant.

“Është përtej fjalëve të përshkruhet se si dikush mund të ecte nga ajo veturë”, shtoi ai.

Drejtuesja e veturës raportoi vetëm dhimbje të lehta në brinjë dhe në kokë, tha policia. Ajo u dërgua në një spital për ekzaminim.

Postime të ngjajshme
Lajme

Aksident tragjik në Itali, vdes 24-vjeçari shqiptar

Lajme

Momenti kur polici serb tërheq zvarrë një grua gjatë protestave në Beograd

Lajme

Shpat Kasapi tregon ngjarjen emocionuese të babait që i ka ndodhur në të njëjtin vend të aksidentit në Bullgari

Lajme

U raportua për sulme të mundshme në Kosovë, reagon Policia