
Një shpërthim në Ferizaj ka lënduar mbi 40 persona, disa prej të cilëve po trajtohen në Emergjencën e QKUK-së.
Kjo gjë ka ngjallur interesimin e mediave, të cilat po qëndrojnë në oborrin e Emergjencës që prej orës 17:00, shkruan Reporteri.net.
Gazetarët po përcjellin vizitat e zyrtarëve të shtetit, të cilët po vizitojnë të lënduarit. Pak minuta më herët vizitë kreu edhe presidentja Vjosa Osmani, por fokusi i raportimit LIVE të RTK-së ra diku tjetër.
CHECK THIS OUTMgid
Provojeni këtë dhe i thoni “Mirupafshim” prostatës
Burri që po e nxirrte një grua me karrocë nga Emergjenca, kapet nga kamera tek e godet këtë të dytën në kokë. Nuk dihet arsyeja, mirëpo shihet një goditje që ai i jep pas kokës.\
Ndërkaq, nuk dihet as raporti i tyre, mirëpo goditja vërehet dukshëm në xhirimin live të televizionit publik.
Sidoqoftë, duhet theksuar se dhuna ndaj gruas u bë temë e madhe e këtij viti, pasi u shtua numri i grave të dhunuara brenda shtëpisë ku jetojnë.
https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=163264955152130