
Një person i moshuar ka përfunduar në prangat e Policisë mesditën e sotme, pasi dyshohet se ka kërcënuar seriozisht fqinjin e tij në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur sot në rrugën ‘Llapi’ në kryeqytet, kur 75-vjeçari kishte hyrë në oborrin e shtëpisë së ankuesit dhe e ka kërcënuar me fjalët ‘kam me pagu dikë me ta hekë kokën, kam me të vra”.
Me kërcënime ndaj fqinjit të tij, i moshuari kishte vazhduar edhe në prezencë të njësiteve policore të cilët dolën në vendin e ngjarjes menjëherë pasi morën informatën për ngatërresën mes tyre.
Në prani të policëve, 75-vjeçari kishte deklaruar se ‘e di unë çka i bëj atij’.
Kjo bëri që ai menjëherë të arrestohet e më pas të shoqërohet në stacion policor për intervistim.
Me vendim të prokurorit, atij i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.
/GazetaSinjali/