Sport

Kalvin Phillips bën zgjedhjen mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit

Dy klubet angleze, Manchester United dhe Liverpool kanë shprehur interesim për yllin e Leeds United, Kalvin Phillips, por ky i fundit preferon kalimin në “Anfield” shkaku që të mos i zemërojë tifozët e skuadrës.

26-vjeçari është në ‘radarin’ e “Reds” dhe “Djajve të Kuq” falë paraqitjeve të shkëlqyera me Leeds dhe Kombëtaren e Anglisë në 18 muajt e fundit, transmeton lajmi.net.

Phillips mbetet me kontratë me Leeds deri në vitin 2024, por ekziston mundësia që të shitet për një vlerë të lartë te ndonjë gjigant i Premierligës.

The Sun raporton se mesfushori defensivë nuk është i interesuar për kalimin në “Old Trafford”, vetëm shkaku i rivalitetit të vjetër mes Leeds dhe Manchester United.

Nëse do e refuzojë Manchester Unitedin mbetet për t’u parë, por është e sigurt që preferon opsionin e Liverpoolit.

Momentalisht lojtari është duke u shëruar nga lëndimi i fundit që pësoi dhe do mungojë deri në muajin shkurt.

Related posts
Show BizzSport

Kjo është befasia që Cristiano ia bë Georginën në mes të Dubait

Sport

Me dy gola të shënuar mbyllet ndeshja miqësore Llapi – Neftchy

Sport

Distria Krasniqi në gjysmëfinale

Sport

Tri ditë nga fundi i merkatos – Barcelona ‘All-In’ për Aubameyang

Leave a Reply

Your email address will not be published.