Sport

Kaluan kufirin Kosovë-Shqipëri, tre futbollistët e Llapit në karantinë

Tre futbollistët e skuadrës së Llapit kanë hyrë në karantinë prej 14 ditëve, pasi kaluan kufirin Kosovë-Shqipëri, transmeton Gazeta Metro.

Bëhet fjalë për Ersil Ymerin, Jasmin Raboshtën dhe Nertil Hoxhajn, të cilët së bashku kaluan kufirin duke kaluar nga Kosova në vendin e tyre, në Shqipëri.

Lajmi është konfirmuar nga Raboshta për ‘Gazeta Olle’, i cili tha se tani do qëndrojnë të izoluar në shtëpitë e tyre për 14 ditë, sipas udhëzimeve nga mjekët.
“Jam në karatinë i mbyllur në shtëpi për dy javë. Nuk kam të drejt të dalë jashtë sa të kaloj kjo kohë, pasi jam udhëzuar gjatë kalimit të kufirit për këtë gjë. Unë po stërvitem në bazë të plan programit që na është dhënë nga trajneri atlektik i ekipit” – tha ai.

Raboshta, gjithashtu konfirmoj se pos tij dhe Ymerit, edhe Hoxhaj gjendet në karatinë pasi në të njëjtën kohë kishin vendosur ta kalonin kufirin.

Postime të ngjajshme
Sport

Kthim në kohë, viti 1984: Këta ishin yjet e miqësores Kosova e Vushtrrisë - Prishtina

Sport

UEFA tregon se a do të ketë ndryshim të formatit në Ligën e Kampionëve

Sport

Lorik Cana zbulon talentin më të madh shqiptar me të cilin ka luajtur

Sport

Ndahet nga jeta ish trajneri i Barcelonës, Real Madridit e Atleticos