Sport

Kaka po e fillon karrierën e trajnerit, do ta kryejë praktikën te kjo skuadër e madhe

Ricardo Kaka i shtohet listës së gjatë të ish-yjeve të futbollit të cilët do të ndërmarrin rrugën e trajnimit.

Ish-futbollisti i njohur brazilian, duket se do të ndërmarrë këtë karrierë të re, pasi u shkëput nga fushat e lojës si futbollist.

Në ditët e fundit, ai ka nisur kursin për Licencën A në Federatën Braziliane dhe praktikën nuk do e kryejë në një vend dosido, por në klubin ku u bë i famshëm, Sao Paulo. Kaka është bërë pjesëtar i stafit teknik të trajnerit të këtij klubi, një tjetër emër i njohur si Roxherio Ceni, i cili drejton skuadrën aktualisht.

Kështu, në ditët në vijim ai do të jetë vëzhgues në pjesën e praktikës, por edhe do të zbresë vetë në fushë në rolin e trajnerit, për të ndihmuar në përgatitjen e ndeshjeve të skuadrës si pjesë e rrugëtimit të tij derisa të marrë licencat që ta lejojnë të drejtojë në elitën e futbollit brazilian e jo vetëm./PS/

Related posts
Sport

Barcelona nuk ia del në “Allianz Arena”, mposhtet nga Barcelona

Sport

Futbollisti i Dritës pritet të operohet, luajti 60 minuta me dorë të thyer ndaj Prishtinës

Sport

Barcelona pëson edhe golin e tretë

Sport

Kosovare Asllani shënon gol për Real Madridin në Ligën e Kampionëve të femrave

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *