Lajme

Kajtazi ia uron punësimin e nipit të Besnik Bislimit

Gazetari Vehbi Kajtazi, ka reaguar rreth punësimit të nipit të zv/kryeministrit Besnik Bislimi, pasi quajti Insajderin pseudoportal gjatë komisionit për Integrime Evropian, pasi u pyet nga deputetja e PDK’së Blerta Deliu, shkruan Gazeta Metro.

Bislimi tha se ai nuk është nipi I tij, dhe nuk e ka punësuar.

“Te rasti i z.Gëzim Tosumi që ju deklaroni se kam ngritur dorën, pyetja juaj është a e keni ngritur dorën për nipin e juaj, a jeni ju dakord që nipi juaj të ulet afër jush? A është në rregull që nipi juaj është ulur afër jush në parlament? Gëzim Tosumin nuk e kam unë nip, e kam dorëzuar ankesën time ndaj “psudoportalit Insajderi”. Unë nuk e kam nip Gëzim Tosumin. Për atë ju pyeta juve për nipin e juaj”, tha ai, derisa, Deliu e ka quajtur këtë deklaratë të zëvendëkryeministrit “shpërfaqje të arrogancës”.

Në lidhje me këtë ka reaguar gazetari Kajtazi, duke i uruar Bislimit punësimin e nipit.

“Besnik Bislimi, Insajderi mund te jete pseudo portal, ama forte po ju dhemb. Urime punesimi i nipit ne Agjenci te Akreditimit. Edhe arsimin jeni t’u e çkape”, ka shkruar Kajtazi.

Postime të ngjajshme
Lajme

Inatoc e Pidiq: 6 emra të pazakontë të fshatrave të Gjilanit

Lajme

Vlora Çitaku tregon nëse do të garojë për kryetare të PDK-së

Lajme

Ambasada gjermane tregon se kur do të fillojnë me termine për viza pune

Lajme

Vendet në të cilat nesër nuk do të ketë rrymë