EURO 2020

Kafshët parashikojnë fituesin e “Euro 2020” – Italia apo Anglia?

Shumë kafshëve në Mbretërinë e Bashkuar u është dhënë detyra të parashikojnë se kush do të fitojë finalen e “Euro 2020” që zhvillohet nesë ( e diel) mes Italisë dhe Anglisë.

Për fat të keq për Italinë, vendimi unanim i kafshëve dhe shpendëve në kopshtet zoologjike në Newcastle apo Bristol ishte se ekipi i Gareth Southgate do të jetë fitimtar.

Suzie, derri i Ouseburn Farm, vendosi të hante nga një kovë e shënuar me një flamur anglez. Po ashtu edhe papagalli Eva doli në krah të flamurit anglez.

Një rezultat të ngushtë parashikuan derrat e Bristol Zoo Garden, Polly dhe Elvis ku njëri zgjodhi kutinë me flamurin e “3 luanëve” ndërsa tjetri iu afrua fillimisht gjellës italiane edhe pse në fund shkoi te britanikët.

Kafshët janë përdorur edhe në të kaluarën për të parashikuar rezultatin e ndeshjeve të futbollit. I famshëm mbetet një oktapod gjerman gjatë Kupës së Botës 2010 kur ai parashikoi me sukses rezultatin e 8 ndeshjeve.

Postime të ngjajshme
EURO 2020

Pesë lojtarë që vlera e tyre u rrit dukshëm pas paraqitjeve fantastike në Euro 2020

EURO 2020

Pritja e tij e stolisi Italinë me trofeun e “Euro2020”, Donnarumma tregon pse nuk festoi pritjen e penalltisë

EURO 2020

Jorginho tregon përse zgjodhi Italinë para Brazilit

EURO 2020

Skuadrat dhe lojtarët me statistikat më të mira në Euro 2020