
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, e ka cilësuar kalanë e Novobërdës si perlë të trashëgimisë kulturore dhe vendbanim antik që ndër shekuj ka shërbyer si udhëkryq qytetërimesh. Po ashtu, është krenar për faktin që flamuri i Kosovës valon në këtë kullë, si dhe me policinë dhe institucionet e tjera të shtetit që kujdesen për monumente e vyera të Kosovës.
Njëherit, “Serbia e ka të kot që përpiqet ta përvetësoj kulturën dhe trashëgiminë tonë. Si kryeministër i ardhshëm nuk do të lejoj që të instrumentalizohet politikisht apo të preken nga askush dhe për asnjë motiv kjo pasur e lashtë e Kosovës”.
“Ne kemi për t’ia kthyer lavdinë e dikurshme Novobërdës, jo vetëm duke e bërë një atraksion ndërkombëtar të turizmit kulturor por edhe duke rimëkëmbur minierën e vjetër. Kudo ku shkoj në Kosovë, shoh se ka potencial të madh zhvillimi dhe jam i bindur se e po të ndjekim drejtimin e duhur politik, kemi për të hapur shumë vende të reja pune për rininë”. ka shkruar në faqën e tij në Facebook