
Dy festivale të mëdha, në dy qytetet më të mëdha të Kosovës
DokuFesti i Prizrenit e Sunny Hill i Prishtinës, bile filluan edhe në të njëjtën kohë.
Kjo nga shumëkush u pa edhe si konkurrencë mes tyre, shkruan gazeta inFokus.
E si duket nga kjo “garë”, kryekuvendari Kadri Veseli ka një preferencë.
“Festivali i filmit “DokuFest”, që ndez çdo vit atmosferën në qytetin e bukur të Prizrenit, është ngjarja më e rëndësishme artistike në Kosovë që na bën të gjithëve krenarë. Përgëzoj e falenderoj organizatorët dhe vullnetarët e DokuFest-it që kanë arritur ta përfshijnë këtë festival në listën 10 më të mirëve të Evropës duke ngritur lart reputacionin e Kosovës në hartën ndërkombëtare të jetës kulturore”.
Megjithatë, Kadri Veseli, thotë që festivale të tilla, janë shembuj.
“Po ashtu, ky festival, është një shembull i mirë i potencialit zhvillimor që ka Kosova në rrafshin e turizmit kulturor”.
E si duket Kadri Veseli, duke parë q zgjedhjet po afrohen, veten shpejt e sheh edhe në krye të qeverisë së Kosovës.
Kjo, pasi bëri një premtim si shef i saj.
“Prandaj, të tilla iniciativa do të gëzojnë në të ardhmen një mbështetje edhe më të madhe nga qeveria e Kosovës.