Lajme

Kabul: Dhjetëra të vrarë nga shpërthimi i bombës në një dasmë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Zyrtarët afganë thonë se nga një sulm vetëvrasës me bombë u vranë 63 persona dhe u plagosën 182 të tjerë. Shpërthimi ndodhi gjatë një dasme në Kabul, në orët e vona të 17 gushtit.

Presidenti afgan, Ashraf Ghani hodhi poshtë një deklaratë të grupit militant të talibanëve, të cilët mohuan përgjegjësinë për këtë sulm, duke thënë se ky grup të paktën ndan fajin për këtë sulm “barbar”.

Ai tha se ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar për çështjet e sigurisë dhe për mënyrat se si të shmangen “gabime” të tilla.

Talibanët mohuan përgjegjësinë për sulmin, i cili është njëri ndër më vdekjeprurësit në Kabul gjatë këtij viti dhe vjen në kohën kur Uashingtoni dhe talibanët raportohet se janë afër arritjes së një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës gati 18-vjeçare.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Muajahid e dënoi sulmin, raportoi agjencia dpa.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nasrat Rahimi tha se gra dhe fëmijë janë në mesin e të plagosurve pas shpërthimit të bombës.

Shpërthimi ndodhi në një sallë dasmash në Kabul, që gjendet në një pjesë të banuar me komunitetin shiitë./channelnewsasia/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat

Lajme

Jabllanoviq: Nëse dikush mendon se serbët mund të qeverisen me 200 vota, nuk i njeh serbet sa duhet