Sport

“Ka shumë emra të mëdhenj”, nga FFK japin detaje për trajnerin e ri të Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) është duke vazhduar me punën që në vitin 2022, të emërojnë trajnerin e ri të Kosovës.

Në tetor, FFK shkarkoi përzgjedhësin Bernard Challandes, shkaku i rezultateve negative dhe tani janë duke punuar që të gjejnë pasuesin, shkruan lajmi.net.

Pramoz Ghila ishte në krye për dy ndeshjet e nëntorit, ku u mposhtem nga Jordania në “Fadil Vokrri” me rezultat 0 – 2, derisa barazuam me Greqinë në Athinë (1 – 1).

Komiteti Ekzekutiv përmes një komunikate para disa javëve ka bërë me dije se në vitin 2022, FFK do punësojë përzgjedhësin e ri.

Mediat lokale kanë dhënë shumë emra për pozitën e trajnerit të mundshëm, por s’ka pasur asgjë konkrete.

Lajmi.net, ka kontaktuar drejtorin e Kosovës, Muharrem Sahiti, i cili dha disa detaje për këtë situatë. Fillimisht, ai theksoi se janë duke punuar që të gjendet zgjidhja sa më e shpejtë.

“Tash kjo punë, nuk është edhe aq e thjeshtë. Prej komunikatës të Komitetit, për momentin s’ka asgjë konkrete derisa sa të merret vendimi përfundimtar, është duke u bërë gjithçka për të zgjedhur çështjen e selektorit, nuk është e thjeshtë që të zgjidhet aq shpejtë”.

I pyetur për interesimin e trajnerëve, Sahiti konfirmoi që kanë ardhur shumë oferta në FFK dhe që në fund, kryetari Agim Ademi do vendos cili t’ia besojë pozitën.

“Kemi shumë oferta nga menaxherë, trajnerë që janë lajmëruar vetë, tashmë është bërë një data bazë në FFK, duhet me u shqyrtuar pastaj me u zgjedhë dy ose tre, kurse prej tyre një që është përshtat. Kjo është barrë e kryetarit (Agim Ademi), normal që ne i ndihmojmë në këtë drejtim, por do e zgjedhë kryetari, e di që është i angazhuam maksimalisht”.

Në fund, Sahiti zbuloi se kanë ndodhur kontaktet me disa emra të mëdhenj, por nuk ka asgjë konkrete për arsye se ndikojnë shumë faktorë, e një prej tyre është edhe ana financiare.

“Ka shumë emra të mëdhenj, s’po dua të flas me emra, por kontaktet kanë qenë, kryetari ka biseduar me shumë prej tyre, por për momentin s’ka asgjë konkrete sepse ndikojnë shumë faktorë, është edhe mentaliteti që kemi ne, ndoshta edhe puna financiare, pra luan rol të rëndësishëm. Mbetet të konstatohet në vitin e ardhshëm”.

Kështu, Kosova këtë vit nuk do zhvillojë më ndeshje dhe vitin 2021 e mbylli në pozitën e 111-të në renditjen e FIFA-së.

Related posts
Sport

Barcelona nuk ia del në “Allianz Arena”, mposhtet nga Barcelona

Sport

Futbollisti i Dritës pritet të operohet, luajti 60 minuta me dorë të thyer ndaj Prishtinës

Sport

Barcelona pëson edhe golin e tretë

Sport

Kosovare Asllani shënon gol për Real Madridin në Ligën e Kampionëve të femrave

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *