Sport

Ka shpresë: Kosovarët do të mund ta shohin Ibrahimovicin duke luajtur në Fadil Vokrri

Zlatan Ibrahimovic është pranë një rikthimi sensacional te Kombëtarja e Suedisë

Trajneri i Suedisë, Janne Anderson ka thënë se nëse Zlatan e hap derën, atëherë do të flasin për një rikthim në Kombëtare, shkruan Reporteri.net

‘Nëse Zlatan hap derën, ne do të flasim,’ ka thënë Janne Andersson.

Ibra u takua me trajnerin e skandinavëve në Milano në nëntorin e vitit të kaluar për të diskutuar një kthim të mundshëm në Kombëtaren.

Swedish Star Ibrahimovic Cashes In on World Cup, Without Playing – Bloomberg“Ne kemi folur dhe ai konfirmoi se kurrë nuk më ka akuzuar mua si racist,” ka thënë Andersson për mediat suedeze.

“Nëse Zlatan hap derën, ne do të flasim. Ajo që i thamë njëri-tjetrit duhet të mbetet private ”, përfundoi ai.

Në rast të rikthimit në Kombëtare atëherë Ibra mund të vjen të luajë edhe në Fadil Vokrri pasi Suedia dhe Kosova janë në një grup për ndeshjet kualifikuese të Botërorit ‘Katar 2022’.

Postime të ngjajshme
Sport

Ish-futbollisti i Dritës dhe Gjilani në stërvitje te Ballkani, por klubi ende nuk e ka zyrtarizuar

Sport

Dana White pas bisedës me Khabibin tregon nëse do të rikthehet në UFC

Sport

Ish-mbrojtësi i Kosovës shfaqet në përgatitje me Gjilanin, por klubi ende nuk e ka zyrtarizuar

Sport

Dallku dhe Dautaj i bashkohen Gjilanit në Durrës, futbollistët mund të ‘firmosin’ gjatë ditëve në vazhdim